"Loja e pushtetit" dhe 3 arsye pse dështojë "mosbindja civile"!
Politika ka gjetur e gjenë gjithmonë marrëveshje, sepse kjo është llogjika finale e pushtetit, qoftë për t'a marr ose edhe për t'a mbajtur!
Në Itali ka një term "Lojërat e pushtetit". Siç duket më pretekstin e buxhetit e gjetën justifikimin për t'u rikthyer tek bashkëpunimi! Pyetja ime është: ata gazetarë që i kanë mbështetur me idenë se nuk do të bashkëpunonin më me Ramën si do ja bëjnë tani? Po opozitarët në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi pse duhet të paguajnë koston e të ardhmes së tyre me këtë periudhë konfliktuale?!
Gjithmonë ata që paguajnë kosto të rëndë dhe të padrejtë janë qytetarët që nuk janë fare lojtarë të "lojës së pushtetit"! Kjo Opozitë edhe nëse nuk e ka pasur seriozisht, pas qëndrimeve të fundit për të dëshmuar koherencë duhet t'i shkonte deri në fund asaj që kanë quajtur sipas oreksit "mosbindje civile". Me këtë marrëveshje të re dhe rikthim në normalitet duke mos dëshmuar koherencë do e paguajnë shumë politikisht në zgjedhje ashtu siç e pagoi "Lidhja" e Salvinit që hyri në qeveri me 5yjet!
Pse dështojë e ashtuquajtura "mosbindja civile"?
1. Sepse mbeti një "mosbindje politike", por pa civil! Qytetarët nuk e mbështetën as minimalisht, sepse nuk kishte kauza që i përfshinte dhe i frymëzonte
2. Në ditët e fundit morën mesazhin e qartë se "Ata" mund të luajnë si lojtarë të "pushtetit", por Spak nuk e Ka ndërmend të bëhet pjesë e asnjë lojë, por dëshmon seriozitet dhe vendosmëri në pandëshkueshmërinë pa bërë asnjë përjashtim
3. Me fjalën e mbajtur Ambasadori i BE në oborrin e Kuvendit dha sinjal të qartë se aksionet e tyre nuk janë ata që presin, por duan një opozitë institucionale e në Parlament.
Loja e pushtetit ka edhe rezultate si çdo lojë tjetër dhe rezultati i kësaj deri tanishëm është 2 për Qeverinë dhe 0 për opozitën. Le të vazhdojnë të luajnë kështu se e kanë të sigurt humbjen në zgjedhje.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128