Kush është më e rrezikshme, shamia që mbulon femrat shqiptare, apo droga dhe imoraliteti?

10 Gusht 2022, 20:21 / IDE NGA KIM MEHMETI

Kush është më e rrezikshme, shamia që mbulon femrat

Dhe nuk ka më të neveritshëm se shumica e atyre që e duan shqiptaren pa shami, ngaqë qëndrimi i tyre për shumëçka është përbuzës dhe nënçmues ndaj ‘kokës’ së femrës shqiptare: nisen nga këndvështrimi se ajo është e zbrazur, e paaftë ta dallojë të mirën e vet nga e keqja, lirinë individuale nga robëria dhe si e tillë, lehtësisht t’i nënshtrohet ‘mendjes’ së burrit?!

Kuptohet nuk mungojnë as prindërit e burrat që besojnë se gruan e mbron shamia mbi kok dhe burrëria e tyre, se trupin nuk e mbron mençuria dhe dituria, por mbulesa, që nuk e kuptojnë se koka që rritë fëmijë për të cilët ka nevojë shqiptaria është ajo e nënës së mençur dhe të arsimuar.

Dhe për fat të mirë apo të keq, fëmija është ‘pronë’ e prindërve e jo as e shkollës apo e shtetit dhe andaj, deri në moshën madhore, prindi përgjigjet për pjellën e vet, ai  vendosë, për shembull, se kur do ia qethë flokët dhe çfarë kapele do i blejë djalit dhe se, me çfarë shamie apo fustani do e vesh vajzën e vet.

Andaj mos u merrni me të drejtën e prindit që ta vesh fëmijën e vet ashtu siç do, por merruni me shpalosjen e të vërtetës se kokën tullace mund ta mbulosh me ‘lesh’ të mbjellë’ nga kirurgu si dhe me shami, por atë që është e zbrazur kurrë nuk mund ta mbushësh me mençuri.

Pra duhet të bëjmë çmos ta përballim rrezikun më të madh që i kanoset rinisë sonë, e që nuk është shamia por droga, amorali, krimi, braktsija e vendlindjes..., si dhe vetëdijes se askush nuk të vlerëson nëpërmjet trurit të ‘bukur’ por nëpërmjet trupit tërheqës.

Si dhe të bëjmë çmos që ‘Shqipëritë’’ tona të bëhen vende që maten me të vetmet që e legjitimojnë një shtet: sa atë e braktisë rinia, sa krenarë ndjehen me të banorët e tij, sa është i banueshëm për shqiptarët si dhe, sa është kopsht ku mund të mbijnë e të bëhen jetë ëndrrat e kokave rinore, qofshin ato të mbuluara apo të zbuluara".

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128