Imagjinoni që zgjidhjen e halleve t'ia lëmë plumbit...

Imagjinoni sikur sot, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi të ndalonin punën.
Të mbylleshin në shtëpi dhe t’i thoshin “stop” çdo dosjeje që kanë në dorë.
Imagjinoni sikur ata policë, të mirë apo të këqinj, të hiqnin këpucët, të dorëzonin armët dhe të linin komisariatet bosh.
Imagjinoni që zgjidhjen e halleve t’ia lëmë në dorë burrërisë dhe pushkës.
Imagjinoni që çdo konflikt të matet me forcën e krahut dhe shpejtësinë e plumbit.
Imagjinoni një Shqipëri “far west”, e cila funksionon me ligjin e më të fortit dhe me diktatin e kallashit.
’97-ta do të na dukej një kopsht me lule përballë kaosit që po kërkon turma e inatosur e “vrasësve të Facebook”-ut.
Shqipëria ka 1000 probleme.
Ka korrupsion në çdo qelizë, ka krim të organizuar, ka lidhje të forta të politikës me grupet mafioze, ka një disnivel të frikshëm shtresash sociale. Praktikisht është vendi më i pajetueshëm në Europë.
Por a është ky faji i gjyqtarit të ndjerë, apo i gjyqtarëve të tjerë që kërcënohen “live” në TV dhe rrezikojnë të kenë fatin e tij?
A zgjidhim gjë duke vrarë një gjyqtar me emrin Astrit, që befas na u shpall armiku më i madh i drejtësisë?
Ne, që kur protestojmë për të drejtat tona, mblidhemi jo më shumë se 100 vetë në sheshe, sot befas u bëmë anarkistë që duan të zhdukin farën e keqe të gjyqësorit.
Kaq mendjengushtë jemi sa sajojmë heronj nga hiçi dhe jemi gati t’u thurim këngë?
Kaq të ligj jemi sa hapim shampanjën kur shohim një kufomë?
Jo.
Kjo nuk është Shqipëria që kërkon Europa.
Kjo është një mendësi turme e para 2000 viteve që të mbyste me gurë ose të viteve të gijotinës dhe varjes në litar në mes të shesheve./Piranjat
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
