Faleminderit Alma që tregove se Bashkë (nuk) Fitojmë!

25 Shtator 2023, 12:41 / IDE NGA ERMAL PEçI

Faleminderit Alma që tregove se Bashkë (nuk) Fitojmë!
Kukësi ka treguar gjithmonë se është një qytet i cili amoralitetin politik nuk e fal. Ishte viti 2015 kur në atë kohë Ben Blushi goditi fenomenin e “Hasanizimit”, një proces ku shkeleshin parime edhe bëheshin bashkime për interesa pragmatiste. Koha kaloi edhe ky fenomen vazhdoi në shoqërinë shqiptare si pasojë e mungesës së konkurrencës dhe prodhimit të figurave të larta politike.

Zgjedhjet bashkiake të 14 majit i dhanë përgjigjen përfundimtare që dyshja politike Berisha-Meta po refuzohen nga shqiptarët dhe demokratët. Nga jugu në veri e lindja në perëndim koalicioni “Bashkë Fitojmë” pësoi një humbje turpëruese, por sikur mos të mjaftonte kjo Berisha humbi edhe në qytetin e vet Tropojë dhe bastionin e tij Kukës.

Në qoftë se nuk do të ishte video skandali i Safet Gjicit, mund të kishte vazhduar edhe për disa kohë në media fabula e bashkimit me Berishën për të mundur regjimin me alternativë thjesht ndryshim emrash, por jo mendësie politike.

Lëvizja e fundit e Bardhit së bashku me deputetë, të cilët e mbështesnin kishte fabulën e bashkimit me Berishën për arsye se ai është shumica dhe ata do bëheshin bashkë për të ndaluar Ramën. Bashkimi i Gaz Bardhit e ka thelluar humbjen, se kuksianet nuk ta falin imoralitetin: një herë i thotë peng i Ramës pastaj është burrë i mirë. Gazi i thotë vrasës, e përjashton, pastaj bashkohet me të.

Këta jo vetëm nuk e mundin dot “regjimin”, por çdo ditë po mundohem të pengojnë PD-në për t’u fuqizuar. Flirteve politike duket se u ka dalë boja. Kuksianët sot e dhanë përgjigjen, por ne shqiptarët dhe demokratët duhet sot të falënderojmë Almën, e cila ju tregoi se Bashkë Fitojmë, bashkë me Bardhin vetëm me fitoren nuk kanë lidhje e jo më të mundin “regjimet famëkeqe” Prandaj sot duhet t`i themi faleminderit Almës që tregoi të vërtetën e kësaj dysheje politike. Se jo për gjë po kush dëgjonte çdo ditë fabulat e bashkimit për të mundur regjimin.