
Çdo arritje e SPAK dhe Drejtësisë është humbje për Berishën, por edhe Ramën!

Aq i alarmuar ishte Sali Berisha nga përkrahja publike që SPAK po merr këto ditë pas operacionit Metamorfoza 2, sa dje “rrezikoi” të thyente rregullat e arrestit në shtëpi, duke dalë në video-konferencë nga shtëpia e tij.
Sulmoi në çdo gërmë të dalë nga goja e tij, SPAK dhe Altin Dumanin, për çfarë?! Për operacionin më të suksesshëm të 30 viteve të fundit kundrejt krimit.
Çfarë paradoksi, dikush që vetë-proklamohet lider i opozitës, sulmon drejtësinë kur godet bandat më të rrezikshme të 20 viteve të fundit. Përse vallë?!
Berisha ngriti argumentin se “SPAK dekonspiroi operacionin duke lajmëruar bosët e krimit të largoheshin para”.
Kjo është një gënjeshtër e madhe. Operacioni i SPAK ishte Metamorfoza 2, e cila pasoi operacionin Metamorfoza 1, operacion që nisi pasi në gjithë planetin u zbërthyhen celularët satelitorë SKY dhe ECC. Të gjithë përdoruesit e këtyre aplikacioneve, kriminelë, policë, politikanë dhe biznesmenë, u vunë në dijeni se bisedat e tyre për vrasje, trafik droge dhe gjobvënije u zbuluan!
Nga ai moment, të gjithë ishin në dijeni, si keqbërësit Shqipëtarë, si ata Romun, Kolumbian, Italian… të gjithë! Ndaj Dubai është kthyher në Parajsën e Keqbërësve më të pasur të botës.
Por përtej gënjeshtrës së madhe që thotë Berisha, ai harron të thotë të vërtetën e madhe:
Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për bosët e krimit në Shqipëri, në burg ose në Dubai, jeta e tyre morri fund ashtu si aktiviteti i tyre në Shqipëri!
Ata tani kanë përpara një jetë në fshehje dhe frikë, nga burgu dhe nga hasmit e tyre, jetë që nuk ka flori apo miliona € të ta zbukuroi!
Ajo që nuk tha Berisha është se 51 urdhër arrestet e SPAK, goditën shtabin elektoral të Edi Ramës prej 2013, goditën motorin që i jepte Edi Ramës lumë votash të blera dhe të skllavëruara nga dhuna!
U goditën bandat që kishin zaptuar çdo pëllëmbë trualli në bregdet, që financojnë Kullat në Tiranë dhe resortet e Oligarkëve në bregdet! Ndërkohë që çdo biznesmen të ndershëm ose e kishin gjobitur me shifra të çmendura, ose e kishin nxjerrë fare nga tregu!
Përse Sali Berisha nuk u gëzua nga kjo goditje direkte ndaj Edi Ramës?
Sepse Berisha nuk e ka betejën me Edi Ramën, por me SPAK dhe SHBA.
Nëse SPAK një ditë arreston edhe Edi Ramën, por Berisha përsëri mbetet në arrest shtëpie, përsëri ai nuk ka fituar asgjë! Përsëri ai ka betejën e tij me SPAK.
Por dje Berishës i erdhi dhe një goditje e madhe, (përveç suksesit të SPAK), u bë publike pjesërisht dosja e shpalljes së tij Nongrata nga Britania.
U zbardh se si Britania përmes agjensive të saj të sigurisë për Ballkanin, kanë shpallur Nongrata Berishën si politikanë që ndaloi prokurorët të merrnin në pyetje Serbin Damir Fazlliç, si vajza dhe dhëndri i tij i shitën parkun energjitik të gazit në Porto Romano duke bërë një skemë korrupsioni miliona euroshe, falë firmës së Berishës si kryeministër… dhe si një i dënuar për trafik droge dhe dhunë në Londër, shoqëronte Berishën në tentativat e tij për të marrë me dhunë Selinë e PD në 2021.
Këto fakte janë aq kokëforte, aq publike dhe të para nga çdo Shqiptarë… sa nuk ka përrallë me Soros ti mbuloj!
Berisha dje do duhej të mbante një video konferencë ku si ish President dhe ish kryeministër, t'ju shpjegonte Shqiptarëve faktet e dosjes së tij nongrata nga Britania.
Por jo, zgjodhi të luftojë SPAK-un, përse goditi bandat e Rilindjes!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128