Betejë shterruese me ligjshmëri e qytetari, jo me konspiracion e ujdi, molotov e qysqi!
Udhëtimi dhe prapaskenat për uzurpimin e simboleve të PD-së nga kastat e korruptuara, ende nuk janë mbyllur!
U bënë 3 vite që demokratët shqiptarë po përballen me precedentë e fenomene, jo vetëm të pashoq, por edhe të pa hasur ndonjëherë juridikisht në asnjë rast dhe në asnjë vend me shtet ligjor.
Ka qenë i pritshëm reaksioni i kastës së vjetër të diktaturës dhe i inercisë që dikton mentaliteti i saj, por kur kjo betejë e pamoral zhvendoset mu në zemrën funksionale të këtij institucioni politik, siç është rasti i PD-së, situata komplikohet dhe futet në mos në hullinë e vetshkatërrimit në atë të ngatërrimit marramendës.
Pa dashur të bëj parantezë të gjatë pasi kjo skenë është e njohur për gjithkënd, po i qasem logjikisht e juridikisht problemit që jo vetëm shqetëson por po tenton të çojë në vetëasgjësim PD-në, institucionin e shpresës, lirisë e pluralizmit që lindi 34 vite më parë.
Është fjala për lojën e çmendur revolucionare, e fatkeqësisht sot edhe juridike, me simbolet, siglat dhe vulën e saj të cilat janë kthyer në temë e ditës duke tentuar me strategji harresën ndaj korrupsionit e krimit shtetëror, inceneratoreve, korrupsionit të sofistikuar të jakave të bardha 5D, 3D, vjedhjet e fondeve të BE-së nga Beqaj e Krifca, e deri tek bluzat e bardha që bënin biznes me ditët e fundit të njerëzve që luftonin me vdekjen, ngjarje tronditëse kjo që ka arritur majat e tejskajet e padëgjuara në një vend që aspiron integrimin europian.
Kjo situatë kulmoi nga një vendim i Departamentit të Shtetit duke shpallur Sali Berishën non grata.
I parainformuar për këtë Berisha dhe enturazhi i tij i ndihmuar herë haptas e herë fshehtas nga Edi Rama dhe establishmeti i vjetër politik, ndërmori një kryqëzatë kundër PD-së dhe lidershipit luajal të saj, për ta shndërruar në mjet mbrojtjeje e protagonizmi për hallet e tij.
Inkursioni i Berishës filloi me retorikë linçuese e shpifëse ndaj Lulzim Bashës, pasuar me Foltore, me një tubim jo statutor në stadiumin e futbollit duke e përmbyllur me antifadë në selinë e PD-së, i ndimuar dhe nga një vendim gjyqësor, sa i pa sens po aq dhe kriminal i njohur si vendimi "Zhukri".
Tërheqja strategjike për hir të refleksionit për unitet i kryetarit të ligjshëm të PD-së Lulzim Basha i dha zemër papërgjegjshmërisë, paligjshmërisë dhe agresvitetit të Sali Berishës, duke konsoliduar enturazhin e tij si "Rithemelimi" e duke vepruar deri dhe në fushata zgjedhore me simbole e sigla të vjedhura e të falsifikuara.
Mirëpo e gjithë kjo ndodhi me dhunë dhe aspak me konfirmime juridike, sepse askush nuk guxonte të ligjëronte këtë paligjshmëri, ndaj Partia Demokratike zyrtare gëzonte imuntitetin e saj të pacënuar juridik e elektoral duke pasur të regjistruar kryetarin e forumet e saj, vulën dhe siglat, si dhe buxhetin e komisionerët elektoralë që ja siguronte ligji.
Kështu që formacioni revolucionar luftarak “Berisha" edhe formalisht po formëzohej në dukje, si diçka tjetër jashtë PD-së.
Natyrisht që kjo solli pështjellim e ngatërresa, por është fakt që në 3 palë zgedhje, (të përgjithshme lokale, e dy parciale), Sali Berisha konkuroi me grupacionin “Rithemelim" pa e legalizuar por duke e kamufluar nën çadrën e Partisë LSI-së , sot e Lirisë të Ilir Metës.
Është për tu theksuar fakti së në të tre rastet ai bëri thirrje publike mos e votoni PDSH-në, e sot e ka grabitur me truke të drejtësisë Rama-Balluku!
Ndëshkimi i dytë për Berishën nga Mbretëria e Bashkuar vetëm sa e egërsoi më shumë atë dhe e futi në rrugën e sofistikimit e konsipracionit, për të grabitur ç'do gjë të ligjshme në PD dhe për ta vendosur si mburojë e rrufepritës privat në ballkonin e rrugicës së “shpresës” ku gjendet i syrgjynosur nga vendimi i SPAK-ut.
Duke qënë i ndërgjegjshëm se aktiviteti politik i Rithemelimit ishte i paligjëruar dhe i paliçensuar, Berisha hodhi hapin e tretë, sa konspiativ po aq dhe me suport nga Edi Rama, në këmbim të ujdisë e koabitacionit politik për të ruajtur të pacënuar status quonë politike 30 -vjeçare.
U gjet një trupë gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit e cila në shkelje flagrante të ligjit, rrëzoi hirarkinë gjyqsore dhe refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës së Lartë për gjykim në themel të dosjes, por mori një vendim të pjesshëm dhe me proçedurë, thjesht rrëzoi ankimimin dhe urdhëroj dorëzimin e Partisë
Demokratike Zyrtare te ballkoni bunker anti-amerikan, si dhe trafikoi simbolet dhe legjetimitetin e kësaj force politike partnere adekuate e SHBA-së BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kështu pra qartazi kemi një përvetësim të paligjshëm të titullit zyrtar të PDSH-së nga foltorja, me falsifikim nga Rithemelimi dhe me shpërdorim detyre nga Zhukri dhe tre gjyqtaret e Apelit, të cilët me vendimet e tyre kanë shkelur haptazi ligjin e partive politike konform kushtetutës.
Për këdo rrugët konsiprative anti ligjore e korruptive të vendimit absurd të Gjykatës së Apelit janë të qarta:
Edi Rama në prapaskenë e zëvendësja e tij Balluku në ballë, diktuan këtë vendim kriminal i cili do të kontestohet juridikisht që nga rekursi në Gjykatën e Lartë, deri te kallzimi penal për shkeljet e rënda e falsifikimet.
Që nga formularët e pacertifikuar sipas statutit, apo para një noteri, vulosja e tyre me një vulë të një dege lokale, e deri te shkeljet me qëllim të ligjit nga gjyqtarët përgjegjës.
Pra tashmë është e vërtetuar se Rithemelimi ka konsumuar disa vepra penale dhe ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal.
E përpos këtyre grupacioni “fitues" Rithemelimi- Berisha nuk figuron si PD por si Rithemelim që ka uzurpuar PDSH-në.
Pra siç e kam potencuar që me 12 qershor, rruga e bunkerit dhe Bermudës për të grabitur vulën, do të përfundojë me një vulë që e ka bishtin prapa, apo si skrapi i Çuçit.
Shumëkush me dashakeqësi apo i painformuar, manipulon me deklarimin e Lulzim Bashës se, "ne i respektojmë vendimet e drejtësisë", duke e përkthyer si paralizim të aktivitetit politik te PD-së dhe dorëzim për një betejë ligjore e cila ende vazhdon.
Po po, ne e respektojmë drejtësinë dhe respekti më i madh është kontesti në një shkallë më të lartë kombëtarë e ndërkombëtare, i atyre vendimeve që rezultojnë haptas në kundërshtim me ligjet e vendit dhe Kushtetutën.
E thënë troç, beteja e vërtetë tani ka filluar.
PDSH-ja , demokratët euroatlantikë do i shkojnë deri në shterrim betejës së diktuar me ligjshmëri e qytetari dhe jo me konspiracion, ujdi, molotov e qyqi.
Doktor Fisheri dhe Doktor Penxhereja
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128