Bashkë Fitojmë… apo Bashkë Humbisni?!
Në jetë e zgjedh vetë si ecën, me dinjitet e moral apo me mashtrime, zvarritje e kapje me kthetra nga një këpucë te tjetra.
Reflektojnë dot politikanët, analistët, mediat dhe gjithë sfera politiko-mediatike e Rithemelimit se çfarë ishte teza e tyre imperative prej Qershorit të kaluar deri më sot??
“Po bashkojmë numrat në parlament për të mundur Edi Ramën”
“Para Ramës, zgjedhim Berishën… por para Berishës zgjedhim SHBA”
“Përçarja e PD i shërben Edi Ramës”
Pra çdo argument të tyre e lidhnin me ARITMETIKËN, dhe çdo pazar e maskonin me “sakrificën për të mundur Ramën”.
Rezultati?
Humbën në Rrogozhinë, Humbën në Kukës edhe më thellë se në 14Maji kur ishin “të përçarë”.
Humbën në Kukës pas skandalit të videos “Gjici”, ku çdo nënë e çdo grua është ndjerë e neveritur.
Po përse këta vetëm humbin çdo ditë e më thellë?
Çdo gjë ka datë skadence, dhe mentaliteti i tyre ka skaduar me kohë… dhe mendimet tona janë veprat tona… janë vetë ajo ç’ka jemi. Ndaj vetë Rithemelimi është i skaduar.
Mentaliteti i tyre është se sado i keq, i korruptuar, i deformuar dhe i cunguar në formim të jetë dikush… “s’kemi çfarë ti bëjmë, se Shqipëtarët ata votojnë”.
Kanë skaduar në mentalitetin e viteve 2000, e mendojnë se njësoj si Berisha akuzonte Nanon për vrasës e kapo organizate mafioze dhe më pas e quante thjeshtë “retorikë politike” dhe e propozonte edhe për President…. Njësoj do bëjnë dhe Bardhi me Berishën dhe Flamur Nokën sot në 2023:
Pasi akuzojnë njëri tjetrin për vrasje dhe lidhje me oligarkët e naftës dhe kullave, do ju thojnë njerëzve “kështu e ka politika” dhe do mundin Edi Ramën.
Janë shumë të skaduar në mentalitetin e tyre.
Asnjë ofertë me “ide politiko-ekonomike” të re, ju ofrojnë qytetarëve ende në 2023 ish policë të Agron Kuliqit… madje kanë një aftësi të kalbin këdo që ju afrohet:
E imagjinonit dot para 2viteve Tomor Alizotin krah ish policëve të Kuliqit??
Janë në dekadencë të plotë, dhe nuk kanë kurrë për të kuptuar arsyet e kësaj dekadence, sepse janë në “vdekje klinike”. Truri (Berisha) ju vdekur politikisht dhe mendojnë se mund të fitojnë se ende marrin frymë, se ende kanë disa struktura.
G.Bardhin, Berishën, Salianjin, Nokën, Alizotin e çdo mga 43 deputetët i ka mundur sot në Kukës video skandali i Safet Gjicit, sepse sado të mobilizohej PS përsëri qytetarët e Kukësit kishin në mendje perversitetin e Gjicit… zgjodhën që mos të dilnin shumica e tyre në votime… ose më keq zgjodhën votën kundra kualicionit BASHKË HUMBASIM!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128