Ahmetaj as Pentito e as Bashkëpunëtor, qartë një mesazher i Omertà-s

30 Korrik 2024, 14:01 / IDE NGA ALBA KEPI

Ahmetaj as Pentito e as Bashkëpunëtor, qartë një mesazher i

Nuk ka dëm më të madh për kombin kur informacioni, lajmi, lajmsi dhe e vërteta vjen gjysmake.

E nuk ka dëm më dramatik për një vend kur injoranca injoron historinë e deontologjisë së sistemit "Pendim e bashkëpunim me drejtësinë".

Është njësoj si ata që kanë banalizuar qëllimisht kuptimin e fjalês mafia e kodin e saj bazik OMERTÀ, (shkruhet me theks, për ta nisur qysh këtu informacionin kundër injorancës).

E pra sistemi i Drejtësisë, Antimafia, njeh në Kod Penal dy tipe personash e dëshmish në luftën kundër krimit të strukturuar e sistemit Mafia:

1- I penduari

2- Dëshmitar i drejtësisë. 

I penduari, e jo më kot quhet i tillë, është ai që është përfshirë në krime.

I penduar për krimet e tij ai vendos të bashkëpunojë me drejtësinë, duke pranuar fajet e duke kërkuar ulje dënimi, etj.

Bën mea colpa e dëshmon.

Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk është i përfshirë në krime, por sjell fakte e prova të besueshme e të dokumentueshme mbi krime të kryera. Bashkëpunon me drejësinë për motive që nuk janë ulje dënimi. Ai vetë konsiderohet viktimë e një sistemi o grupimi ku bënte pjesë, e me të cilin nuk pajtohet më. 

Me dëshminë e tij merret në mbrojtje nga një sistem drejtësie kombëtare e ndërkombëtare, bashkë me familjen. 

E kur vendos të bëhet bashkëpunëtor, e eskluzivisht parësor është rregulli që e gjithë familja e tij deri në nivel të dytë, merret në mbrojtje nga një sistem drejtësisë internacionale, pasi në shumicën e rasteve ndryshojnë shtet qëndrim. 

E pra Beni soj sorollopi i Partisë Socialiste, nuk u shfaq as si Pentito pasi as nuk u pendua për fajet e tij e të sistemit partiak që i dha postin 2 të qeverisë e pushtetin për gati dy dekada.

U shpreh se qe krenar mbi dinjitetin që i ka dhënë Partia Socialiste, e se ka dashuri të paskajshme për të. 

Beni nuk u shfaq as si bashkëpunëtor drejtësie

1- Nuk solli dokumentacione, prova, analiza sic bëri Rai 3, duke vënë pranë çdo pohimi historinë, fakte e emra të skandaleve me të cilat janë dhënë 10 miliardë euro tendera. Si ministër ekonomie nga ku lëvroheshin fonde ka të gjithë informacionin e mundshëm e eskluziv për të dhënë të paktën 1% të emrave Oligarkë e klientelistë që i kanë fituar këto tenderime. 

2- Egoist që mendon vec për veten duke lënë grua, ish grua, familjen, kurse vetë ngjyhet me karkaleca. 

Kur Tomaso Buschetta i Cosa Nostra vendosi të bashkëpunoj me Antimafian Italiane së pari iu sigurua jeta e familjes së tij, deri në shkallë të dytë. 

Deri sa vdiq nuk pranoi të quhej i penduar por bashkëpunëtor i drejtësisë që denoncoi, një sistem që nuk e pranonte më. 

Ishte një mafioz me një formim fillestar por dëshmoi me prova të besueshme organizimin, rregullat, pozicionimet gjeografike, aleancat, projektet, emrat se si Mafia siciliane Cosa Nosta ishte e lidhur me Partinë Demokrazia Cristiana italiane e se Kryeministri i asaj kohe Giulio Andreotti, ishte i përfshirë në afera me mafien. 

Dëshminë e tij mbi aferat shtet-mafia e dha pas një pakti që arriti me Autoritetet amerikane. 

Vendosi ta bëj pas vrasjes së magjisrtatëve Antimafia Falcone e Borsellino më 1982.

Deri në këtë moment ishte limituar në dëshmi ndaj krimeve të mafias. 

Sot deontologjia e Drejtësisë në nivel bashkëpunimi ndërkombëtar ka evoluar në perfeksion, e Beni soj sorollopi dashnor i Partisë, i ka të gjitha mjetet e mundësitë të nis një denoncim e një bashkëpunim me drejtësinë europiane e amerikane. 

Ka frikë? 

Po është e vërtetë i frikshëm sistemi socialist që ai e soji i tij ka fuqizuar deri sot. 

Frikë ka cdo shqiptarë, nga gazetari që telefonohet se solli një të vërtetë, deri tek fëmijët e ngujuar për muaj nga ky sorollop race nga vjen Beni. 

Beni nuk u shfaq mbrëmë as Pentito, e as Bashkëpunëtor. 

PS: Në intervistën tjetër Beno kujto dhe krimet komuniste që PS, ish- PK, bëri me familjet shqiptare e jo vetëm hebrejtë. 

Partia jote Ben, familjet shqiptare që strehuan hebrejtë, i burgosi e i internoi, deri në pushkatim. 

"Në të sëmës! Sorollopi yt"!

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128