Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, kush janë 4 deputetët e PS që nuk morën pjesë në votim

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.
Në votimin e zhvilluar në seancën plenare, 82 deputetë votuan kundër kërkesës së SPAK, ndërsa 47 vota të opozitës shkuan në mbështetje të saj.
Megjithëse PS ka 83 mandate në Kuvend, 4 deputetë të mazhorancës nuk morën pjesë në votim.
Mes tyre ishte vetë Belinda Balluku, e cila nuk ishte e pranishme në seancë. Po ashtu mungoi edhe deputetja Elisa Spiropali, e cila nuk dha një shpjegim publik për mungesën.
Deputeti Fatmir Xhafaj bëri me dije se ndodhet jashtë Shqipërisë. Ndërsa deputeti dhe ministri Blendi Gonxhja nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Francë.
Stafi i tij bëri me dije se ministri ndodhet jashtë vendit për një aktivitet ndërkombëtar. Sipas informacionit zyrtar, Gonxhja ndodhet në Cannes, ku po merr pjesë në pavijonin e Shqipërisë në një nga eventet më të mëdha botërore të sektorit të turizmit dhe mikpritjes.
Në këtë aktivitet prezantohen projekte zhvillimore në fushën e turizmit me qëllim promovimin e tyre dhe zhvillimin e takimeve me investitorë globalë. Gonxhja udhëheq delegacionin shqiptar në këtë event, në kuadër të axhendës zyrtare të datës 12 mars.
Në votimin për rrëzimin e kërkesës së SPAK iu bashkuan edhe deputetët e PSD të Tom Doshit, të cilët shpesh votojnë në linjë me shumicën socialiste.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
