Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia gjen makinën e autorit në Bovillë! Zbardhet dëshmia e miqve të viktimës: Ishin zënë para një viti
2026-06-09 11:30:52 / AKTUALITET

Policia ka gjetur në Bovillë makinën e 39-vjeçarit, Sadik Llani, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri në Paskuqan, 27-vjeçarin Ardian Baloshi.
Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovillës.
Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit.
Ndërkohë, gazetarja Dorjana Bezat, mëson për Top Channel dëshminë e miqve të viktimës, të cilët u shprehën: “Ardiani ishte djalë i qetë. Me Sadikun ishte zënë para gati një viti, me fjalë, por jo ndonjë gjë e madhe. Dje Sadiku nuk foli fare, vetëm u afrua me makinë e qëlloi. Doli dhe nga makina e na ndoqi në këmbë duke qëlluar”.
Happening now...
Protest is not just about "protesting"
Nga Poli Hoxha
ideas
Zombies versus Gen Z!
Nga Arbër Hitaj
Shqipëria ka nevojë për një Republikë të reformuar!
Nga Taulanta Jupi*
Albania's two oppositions
Nga Ardi Stefa
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
