Rriten çmimet e apartamenteve në bregdetin e Lezhës/ Pavarësisht trefishimit, kërkesat për blerje nuk ndalen
Në pesë vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në bregdetin e Lezhës ka njohur rritje të ndjeshme. Çmimet e apartamenteve janë rritur nga 600 euro për metër katror në mbi 2.000 euro, por pavarësisht kësaj, kërkesa vijon të rritet.
Ekspertët e tregut imobiliar thonë se çmimet janë ndikuar nga kostot më të larta të ndërtimit, arkitektura moderne, standardet më të larta arkitekturore, si dhe interesimi në rritje për këtë zonë.
“Standardi shumë i lartë dhe tipologjia ose pamja arkitekturore moderne, ndryshe siç i kemi pasur deri më sot, normalisht që do të ketë një kosto shtesë”, shprehet Pashk Palokaj, kryetar i DHTI në Lezhë.
“Janë shtuar shumë kostot e ndërtimit, e forcës punëtore, materialeve të ndërtimit, të transportit”, thotë Gentian Marku, agjent imobiliar.
Kërkesat më të mëdha regjistrohen gjatë sezonit të verës, ndërsa përveç blerësve nga Kosova, gjithnjë e më shumë po rritet interesi edhe nga investitorë të huaj, kryesisht nga Çekia, Polonia dhe vendet nordike.
Ekspertët parashikojnë se çmimet e apartamenteve në bregdetin e Lezhës do të vijojnë të rriten edhe në vitet e ardhshme, duke e bërë periudhën aktuale të favorshme për investime.
“Nga viti në vit, apartamentet e blera nga shtetas të Kosovës, por dhe të huaj, ka ardhur duke u rritur”, thekson Palokaj.
“Pritet që bregdeti të jetë gjithmonë në rritje ose mund të jenë vite që mund të rrinë stabël, pa ndryshuar çmimin, por nën këto çmime nuk mund të bien”, nënvizon Marku.
Përveç Shëngjinit, ku ndërtesat me arkitekturë moderne po shtohen me ritme të shpejta, një bum kërkesash po përjeton edhe zona e Tales, e cila po kthehet në një tjetër destinacion të preferuar për blerje apartamentesh pranë detit./Rtsh
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
