95 mijë diabetikë në vend! Rriten me shpejtësi shifrat e sëmundjes, ja shkaqet
14 Nëntor 2024, 17:02 / EKONOMI&SOCIALE
Kequshqyerja dhe stili i jetesës kanë ndikuar në rritjen e numrit të të prekurve nga diabeti në Shqipëri.
Përllogariten afro 95 mijë persona të diagnostikuar, por kjo shifër është edhe më e madhe, pasi shumë nga qytetarët e prekur nuk e dinë që janë me diabet. Për herë të parë për pacientet me diabet kanë mbërritur sensorët që masin gliceminë në gjak.
“Ky është një lajm i mirë sepse me këtë metodë nuk shpojnë gishtin, por e masin me një aparat në krah”, tha kreu i shoqatës, Florian Toti.
Pacientët me diabet trajtohen me barna dhe 20% e fondit të rimbursimit shkojnë për trajtimin e këtyre pacientëve.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
Nga Sidi Hasanaj
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
Ervis lljazaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128