Dy makina përplasen në aksin Tepelenë–Krahës, plagoset taksisti dhe 3 pasagjerët
5 July 2026, 09:36 / AKTUALITET
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Krahës, në vendin e njohur si “Mogila”, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga një 67-vjeçar me inicialet K. Ç., banues në Elbasan, është përplasur me një automjet taksi, në timonin e të cilit ndodhej shtetasi K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128