Zelensky: Rusia po përgatitet për luftë të madhe në Europë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përgatitet për një luftë të madhe në Evropë, konkretisht për të qenë e aftë të nisë një konflikt të tillë në vitin 2029 ose 2030.
Ai theksoi nevojën për presion të madh mbi Rusinë për të ulur aftësitë e saj ushtarake, për ta detyruar atë të ndalojë dhe për ta ndaluar tani në Ukrainë, në mënyrë që të parandalohet një kërcënim më i gjerë.
Në një postim në Telegram Zelensky tha se “duhet më shumë presion mbi Rusinë. Duke qenë situata në fushën e betejës, ne nuk shohim se Rusia dëshiron të ndalojë. Problemi është se kur shikojmë industrinë ushtarake ruse, shohim se ata po rrisin prodhimin e tyre. Dhe, sipas vlerësimeve tona, ata dëshirojnë të vazhdojnë këtë luftë”.
“Ne besojmë se nëse shtyjmë fort, rusët do të kenë nevojë për një pauzë. Por duhet ta pranojmë se ata dëshirojnë një luftë të madhe, po përgatiten për të qenë të aftë në 2029 ose 2030 – në këtë periudhë – për të nisur një luftë të tillë të madhe. Në kontinentin evropian. Ne e shohim këtë si një sfidë vërtet të madhe”, u shpreh presidenti ukrainas.
Zelenski nënvizoi se duhet menduar për mënyra sesi mund të ndalohet Rusia duke reduktuar aftësitë e tyre.
“Por gjithashtu të bëjmë gjithçka për të ulur aftësitë e tyre. Mos t’i japim paratë që ata ende mund t’i marrin nga burimet e energjisë. Dhe mos t’i japim armët. Pra, ky është një problem që duhet ta mendojmë” theksoi ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
