VIDEO/ Damasku bombardohet me raketa, raportohet për të vdekur dhe të plagosur!

14 Nëntor 2025, 21:07 / BOTA ALFA PRESS

VIDEO/ Damasku bombardohet me raketa, raportohet për të vdekur dhe

Tre raketa thuhet se goditën një lagje në Damask në Siri mbrëmjen e sotme, me raportime për të vdekur dhe të plagosur.

Konkretisht, sipas mediave siriane, një nga raketat goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen Al-Mazeh, me dëshmitarë që raportuan një shpërthim të fuqishëm nga një apartament në katin e parë.

Informacione të pakonfirmuara tregojnë se ky ishte një sulm ajror izraelit.

Sipas gazetës Jerusalem Post, një grua u plagos nga sulmi, ndërsa pak më parë pati raportime se u dëgjua një shpërthim. Sipas raportit, forcat e sigurisë dhe ambulancat kanë mbërritur me nxitim në zonë.

Po ndodh...

ide