![](/images/1.png)
Udhëheqësit e BE-së do të trajtojnë krizën siriane në samitin e 19 dhjetorit
![](images/a.jpg)
11 Dhjetor 2024, 07:45 / BOTA
![Udhëheqësit e BE-së do të trajtojnë krizën siriane](https://cdnimpuls.com/alfapress.al/media3/-800-0-474b1e92201316831f487c2e9cddd441.jpg)
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të diskutojnë situatën në Siri pas përfundimit të qeverisjes së Bashar Assadit në samitin përfundimtar të vitit më 19 dhjetor, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.
“Siria do të jetë një temë në Këshillin e ardhshëm Evropian më 19 dhjetor”, shkroi ai në faqen e tij X.
Sipas Costa, ai mbetet “në kontakt të ngushtë me liderët në Lindjen e Mesme për këtë çështje, për të vlerësuar situatën”. “Respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së pakicave, si dhe integriteti territorial i vendit janë çelësi për BE-në”, shtoi ai.
ide
top
receta Alfa
TRENDING ![](images/icon-trending-up.svg)
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128