Tragjedi në Spanjë/ 10 të lënduar dhe 4 persona të zhdukur, si pasojë e shembjes së një ndërtese pesëkatëshe

Të paktën dhjetë persona janë plagosur dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas shembjes së pllakës së një ndërtese pesëkatëshe. Godina ishte në ndërtim e sipër në Calle Hileras, në qendër të kryeqytetit të Spanjës. Ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancës po punojnë në vendngjarje, për të siguruar zonën.
Sipas delegatit të qeverisë në Madrid, Francisco Martín, një numër punëtorësh janë trajtuar për lëndimet e tyre. Njëri prej tyre është dërguar në spital me këmbë të thyer, ndërsa dy të tjerë janë trajtuar në vendngjarje dhe thuhet se janë plagosur lehtë. Mediat e huaja raportuan se të paktën katër persona janë nën rrënoja, ndërkohë që po punohet për shpëtimin e tyre.
"Punëtorëve u mungojnë disa nga kolegët e tyre. Ata aktualisht po punojnë për të kontrolluar nëse ata ishin brenda apo jashtë ndërtesës", thanë autoritetet vendase.
Sipas raportimeve fillestare, ata po punonin për rinovimin e ndërtesës, e cila do të shëndërrohej në hotel.
Policia bashkiake po e mban zonën të rrethuar, nërsa po punon për evakuimin e personave të tjerë të cilët ndodhen pranë zonës ku u shemb ndërtesa. Policia po kufizon aksesin në zonë për të lehtësuar kërkimin për personat e zhdukur, për të cilët është vendosur një ekip qensh i Policisë Kombëtare.
Gjithashtu në zonë janë presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, delegati i qeverisë në Madrid, Francisco Madrid, nënkryetari i bashkisë së Madridit, Inmaculada Sanz dhe delegati i planifikimit urban të këshillit të qytetit të Madridit, Borja Carabante.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

