“Sa gra ke?”/ Trump spërkat me parfum presidentin e Sirisë në Zyrën Ovale, video bëhet virale në rrjet: Me djem si ty nuk i dihet kurrë!
Në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, që vetëm një Donald Trump mund ta krijonte, presidenti amerikan u takua të hënën me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, në Zyrën Ovale.
Mysafiri, për kokën e të cilit vetëm një vit më parë ishte vënë një shpërblim prej 10 milionë dollarësh, mbërriti në Zyrën Ovale për një takim me Donald Trump.
Takimi u zhvillua larg gazetarëve dhe kamerave, por me fotografë zyrtarë të pranishëm qëndruan për të kapur skenën unike.
Trump i dhuroi presidentit sirian shishe parfumi dhe madje e spërkati, ashtu si edhe një anëtar tjetër i delegacionit sirian.
“Është parfumi më i mirë! Dhe tjetri është për gruan tënde”, i tha ai Al-Sharaa.
Por Trump e pyeti menjëherë, duke vijuar diskursin për temën e grave:
“Një”, u përgjigj presidenti sirian, duke nxitur komentin e Trump:
“Një? Me djem si ty, nuk i dihet kurrë!”.
Parfumi duket të jetë ai që Trump e ka publikuar nën emrin 45-47 (sepse ai është presidenti i 45-të dhe i 47-të i Shteteve të Bashkuara) me një çmim mjaft të lartë, 249 dollarë për versionet për burra dhe gra.
Në të njëjtën kohë me takimin, SHBA-të pezulluan sanksionet kundër Sirisë për 180 ditë të tjera me urdhër të Trump. Megjithatë, është mjaft e mundur që ato të hiqen plotësisht, por kjo do të kërkojë një votim në Kongres.
Al-Sharaa tha se i ofroi Trump dhurata simbolike, kopje të objekteve të lashta siriane.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
