Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët

Parlamenti i Izraelit aprovoi me lexim të parë projektiligjin që vendos dënimin me vdekje për terroristët që vrasin qytetarë izraelitë.
Ky është megjithatë votimi i parë nga tre të tilla që nevojiten për miratimin përfundimtar të nismës ligjore në fjalë.
“Jemi në rrugën e duhur për të shkruar historinë. Premtim i bërë, premtim i mbajtur”, shkroi në platformën X ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, një figurë kryesore e së djathtës ekstreme izraelite, i cili më herët kishte kërcënuar ta tërhiqte qeverinë e tij nga koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu nëse projektligji nuk hidhej për votim në Kneset.
Sipas legjislacionit të prezantuar nga një anëtar i partisë së tij, kushdo që me dashje ose nga pakujdesia shkakton vdekjen e një qytetari izraelit me motiv racizmi ose urrejtjeje kundër publikut dhe me qëllim dëmtimin e shtetit të Izraelit, do të marrë automatikisht dënimin kapital. Për mediat e huaja megjithatë, një formulim i tillë lë të kuptohet se dënimi me vdekje është i zbatueshëm për çdo palestinez që vret një izraelit, por jo edhe nëse një izraelit vret një palestinez.
Komiteti i sigurisë kombëtare i parlamentit izraelit e justifikoi OK-in e dhënë projektligjit me arsyetimin se qëllimi i tekstit ishte “të shkatërronte terrorizmin në rrënjë dhe të krijonte një pengesë të fortë”. “Çdo terrorist që është gati të kryejë një vrasje duhet ta dijë se ka vetëm një dënim: dënimin me vdekje”, deklaroi Ben Gvir.
Miratimi në Kneset vjen në një kohë kur edhe pse po ende po të zbatohet, marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit e arritur në 10 tetor nën presionin e SHBA-së, vijon të mbetet e brishtë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

