
Paralizohet Belgjika, sindikatat në grevë për reformën në pensione

14 Janar 2025, 13:34 / BOTA
Një grevë mbarëkombëtare kundër reformës së propozuar në pensione, paralizoi qarkullimin ajror dhe hekurudhor në Belgjikë, dhe çoi në mbylljen e shumë shkollave.
Gati gjysma e fluturimeve në aeroportin e Brukselit u anuluan, teksa stafi që operon në terren hyri në grevë, shkruan A2.
Shkollat u mbyllën, me dhjetëra mijëra mësues që pritet t’i bashkohen grevës kombëtare për të protestuar kundër reformave në pensione që po diskutohen nga partitë të cilat pritet të formojnë qeverinë e re pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2024.
Sindikatat, që u mblodhën për të protestuar në kryeqytet, druhen se qeveria e ardhshme do të ulë pensionet dhe do propozojë kushte më pak të favorshme për pensionistët.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128