Paqje mes Hamasit dhe Izraelit? Gjinishi: Ndalimi i luftës, arritje e madhe, por paqja afatgjate ende nuk është arritur!

Teologu dhe analisti Ermir Gjinishi, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për marrëveshjen e paqes të arritur mes Hamasit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e SHBA-ve.
"Nuk është marrëveshje, por një dakordësi për ti shërbyer një marrëveshje midis Hamas dhe Izraelit. U bë tentativë që Bibi Netanyahu të merrte pjesë në samit.
Kemi një ndalim lufte, është arritje e madhe. Kemi realizimin e fazës së parë, këmbimi pengjeve thuajse po mbyllet, po mbetet vetëm pjesa e pengjeve të vrarë, që do kohë.
Kanë filluar ndihmat humanitare, 500 kamionë në ditë, prite të shkojë në 1000 kamionë në ditë. Ka disa çështje që lë të hapur një paqe afatgjatë. Hapat e tjera nuk janë përcaktuar, kush do të jenë aktorët.
Hamasi nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së Gazës. Por çështja, kush do ta qeverisë, nuk ka zgjidhje ende, sepse autoriteti Palestinez, është thuajse inekzistent. Ideja është të krijohet grup teknokratësh, që nuk janë të azhornuar me lëvizjes politike. Ajo që do të krijojë rendin dhe premisat për qeverisje, janë trupat paqeruajtëse, do të çojë SHBA, Turqia, Franca e me rradhë.
Trump tha nëse nuk do të ishte goditja e Iranit nuk do të ndodhte kjo. Irani u tërhoq, kjo është shumë e rëndësishne. Trump tha se shpëtuam një luftë botërore. Irani është i izoluar në ndikimin e vet, nuk do të ketë më ndikim.
Aktorët që kanë qenë pjesë e kësaj masakre dhe sherrnaje, po anashkalohen dhe ky është lajm i mirë. Ideja që do të kemi paqe në Lindjen e Mesme kaq shpejtë, nuk mendoj, por ky është hap i rëndësishëm.
20 shtete që morën pjesë në Samit sot, nuk është e vogël. Kemi parë marrëveshjen e Karter me Egjiptin.
Këto vende janë një lloj garancie, që kjo dakordësi, do të ketë mbështetjen e shumë faktorëve të tjerë. Ke edhe një defekt, flitet vetëm për Gazën dhe jo Palestinën", tha ndër të tjera Gjinishi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


