Një tjetër anëtar i familjes Kennedy vazhdon traditën, nipi i ish-presidentit shpall kandidaturën për në Kongres

12 Nëntor 2025, 18:48 / BOTA ALFA PRESS

Një tjetër anëtar i familjes Kennedy vazhdon traditën, nipi

Një tjetër anëtar i njohur i familjes Kennedy ka shprehur dëshirën për t’u kandiduar për Kongres, duke vazhduar traditën familjare.

Jack Schlossberg, i vetmi nip i John Fitzgerald Kennedy, ish-presidentit të vrarë në vitin 1963, do të kandidojë për Kongresin në shtetin e Nju Jorkut në zgjedhjet e vitit 2026. Ai synon të marrë vendin e kongresistit Jerrold Nadler, i cili në shtator njoftoi se do të tërhiqet pas më shumë se tre dekadash në politikë.

Kandidati 32-vjeçar, djali i Caroline Kennedy, ka thënë për New York Times se Partia Demokratike ka nevojë për më shumë zëra për të “kundërshtuar atë që e perceptojmë si abuzime pushteti nga presidenti Trump dhe aleatët e tij”. Ai ka pothuajse 2 milionë ndjekës në Instagram dhe TikTok dhe njihet për komentet e tij politike provokuese dhe të hapura në internet, sipas BBC-së.

Në vitin 2024 ai ishte gazetar politik për Vogue, në prag të zgjedhjeve presidenciale, pjesërisht për shkak të prezencës së tij të relaksuar në internet. Ai ka thënë se gjyshi i tij ishte heroi i tij dhe “modeli se si mund të funksionojë progresizmi në Amerikë”.

Pak pasi njoftoi fushatën e tij, Schlossberg postoi video dhe materiale në rrjetet sociale, duke i inkurajuar ndjekësit të bëjnë donacione “për të mundur të fitojmë”.

“Ky është momenti ynë i fundit për të ndaluar Trumpin – nuk do të ketë një tjetër mundësi,” shkruan ai ndër të tjera.

Schlossberg ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj administratës së Trump, ku bën pjesë edhe kushëriri i tij, Robert Kennedy Jr., me të cilin ka raporte të ftohta dhe të cilin e ka quajtur edhe “humbës”.

 

Po ndodh...

ide