Ngjarje e rëndë në Greqi/ Vjehrri vret me pushkë dhëndrin

24 Shkurt 2024, 22:54 / BOTA ALFA PRESS

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Vjehrri vret me pushkë
Një vrasje brutale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (24/2) në Agia Varvara, kur një 69-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij 57-vjeçar, baba i dy fëmijëve të mitur, duke e plagosur për vdekje.

Sipas informacioneve të para, përpara të shtënave dyshohet se ka pasur një përleshje, por ende nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në tragjedi.

Pas vrasjes, një i afërm i autorit, që mësohet se është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet për të shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë 57-vjeçarin, me profesion mjek.

“Ata janë një familje e mirë. Nuk kishim dëgjuar që kishte ndodhur gjë”, tha një fqinje. Krimi ka shokuar komunitetin lokal.

 

Po ndodh...

ide