“Mos kërkoni favore nga Putin dhe Kim”, Zelensky kritikon liderët europianë nga Budapesti

8 Nëntor 2024, 00:08 / BOTA ALFA PRESS

“Mos kërkoni favore nga Putin dhe Kim”, Zelensky kritikon

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje liderëve evropianë që të aplikojnë qasjen e "paqes përmes forcës" për t'u përballur me kërcënimin e paraqitur nga Rusia.

Apeli i Zelensky vjen një ditë pasi Donald Trump fitoi një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë, duke sjellë pasiguri në lidhje me politikën e ardhshme të Uashingtonit pasi ai pat kritikuar shkallën e mbështetjes ushtarake dhe financiare amerikane për Kievin në luftën e tij me Rusinë. Zelensky megjithatë ka lavdëruar "angazhimin e Trump për qasjen "paqe përmes forcës" në çështjet globale".

Në fjalimin e së enjtes në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ai i bëri jehonë këtij komenti.

"Koncepti i 'paqes përmes forcës' e ka provuar realizmin dhe efektivitetin e tij më shumë se një herë. Tani, ai është i nevojshëm edhe një here.”

Zelensky theksoi se vendi i tij kishte nevojë për mbështetje të fortë nga liderët evropianë, disa prej të cilëve ai i kritikoi për mbrojtjen e lëshimeve ndaj Rusisë. 

“Kjo është e papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasëse për të gjithë Evropën. Dhe çfarë vjen më pas? A duhet Evropa të kërkojë favore nga Kim Jong Un me shpresën se edhe ai do të largohet nga Evropa me paqe? Ne kemi nevojë për armë të mjaftueshme, jo vetëm mbështetje në bisedime. Përqafimet me Putinin nuk do të ndihmojnë.”

Nga ana e tij, Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se evropianët duhet të shkruajnë historinë e tyre në të ardhmen dhe të mos ia lënë atë fuqive si SHBA, Rusia dhe Kina.

Kryeministri belg Alexander De Croo tha se BE-ja nuk mund të “transportojë” më sigurinë e saj në SHBA pas fitores së Trumpit në zgjedhje. Komuniteti Politik Evropian u themelua pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 i cili kishte për qëllim të ilustronte izolimin e Rusisë.

Ai përfshin 27 vendet e BE-së si dhe 20 shtete të tjera nga Shqipëria në Ukrainë. Përveç Orbanit, pjesëmarrësit e tjerë të samitit mbajnë gjithashtu kontakte me Putinin. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në një samit të të ashtuquajturave shtete Brics të udhëhequr nga Putin në fund të tetorit.

 

ide