Lufta/ Sulm ajror izraelit në Bejrut! Vritet komandanti i Hezbollahut, 3 të vdekur dhe 17 të plagosur

20 Shtator 2024, 16:44 / BOTA ALFA PRESS

Lufta/ Sulm ajror izraelit në Bejrut! Vritet komandanti i Hezbollahut, 3

Pasditen e sotme, Izraeli ka kryer një sulm ajror në periferi të Bejrutit, kryeqytetit të Libanit. Sulmi kishte synim një bastion të Hezbollahut, në të cilin u vra Ibrahim Aqil, kreu i forcave elitare të lëvizjes dhe i kërkuar nga SHBA.

Nga sulmi me dy raketa F-35, janë goditur dy ndërtesa, në të cilën u vranë 3 persona dhe u plagosën 15 të tjerë. Ndërkohë pritet një komunikim zyrtar nga Hezbollahu.

Më herët gjatë ditës së sotme, Hezbollahu lëshoi 150 raketa në drejtim të jugut të Izraelit.

Gjendja e luftës sa vjen e përshkallëzohet dhe fitilat i ndezi sulmi i koordinuar izraelit me anë të shërbimit sekret Mosad, të cilët shpërthyen pajisjet radiomarrëse të disa anëtarëve të Hezbollahut në Liban duke lënë dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur.