Lideri i Hamasit Khalil al-Hayya deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi i përhershëm në fuqi që nga sot, ja garancia që na dhanë SHBA-të

9 Tetor 2025, 21:17 / BOTA ALFA PRESS

Lideri i Hamasit Khalil al-Hayya deklaron fundin e luftës në Gaza:

Kreu i organizatës Hamas pranoi arritjen e marrëveshjes dhe mbarimin e luftës në Gaza.

Khalil al-Hayya, i cili i shpëtoi një bombardimi në Katar javë më parë, deklaroi në sot fundin e luftës dhe një armëpushim të përhershëm. Ai tha gjithashtu se kalimi i Rafah-ut për në Egjipt do të jetë i hapur në të dyja drejtimet.

Marrëveshja parashikon gjithashtu lirimin nga Izraeli të të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur. Së fundmi, ai tha se Hamasi kishte marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se lufta në Gaza kishte përfunduar përfundimisht.

Zyrtari tjetër i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha sonte në Egjipt se “asnjë palestinez nuk e pranon çarmatimin ” dhe se palestinezët “kanë nevojë për armë dhe rezistencë”.

Po ndodh...

ide