Konflikt mes grupit të të rinjve, vritet me armë futbollisti 19-vjeçar në Itali
Mediat italiane kanë siguruar fotografinë e futbollistit 19-vjeçar të vrarë me armë zjarri mesnatën e sotme, gjatë një mosmarrëveshjeje mes grupeve të të rinjve.
Sipas mediave të huaja, mësohet se tragjedia ka ndodhur në San Sebastiano al Vesuvio rreth orës 00.40, në Piazza Raffaele Capasso, përballë selisë së Bashkisë.
Sipas rikonstruksionit të parë të ngjarjes nga karabinierët, gjithçka nisi nga një sherr banal, por situata u acarua.
Një plumb goditi në gjoks Santo Romano, një person pa precendentë penal nga Volla, futbollist i Micrit, skuadra që luan në Eccellenza.
I riu vdiq pak pasi mbërriti në urgjencën e spitalit del Mare në Napoli, ku kishte shkuar me mjetin e tij. Një tjetër 19-vjeçar napolitan, Salvatore Spagnoli, shok i viktimës dhe gjithashtu pa precedentë penalë, mbeti i plagosur në bërryl dhe u dërgua në spital me dëmtime jashtë rrezikut për jetën. Gjatë debatit Salvatore u fut për të ndarë Santon dhe autorin e krimit.
Karabinierët nga stacioni San Sebastiano al Vesuvio dhe seksioni operacional i Torre del Greco shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se sherri nisi për arsye krejt banale “pse më shkele atleten me këmbë”.
Kjo ishte një tjetër tragjedi e ndodhur një ditë pas funeralit të Emanuele Tufano, 15-vjeçarit të vrarë në Napoli, në qendër të Corso Umberto, javën e kaluar, gjatë një shkëmbimi zjarri mes bandave të të rinjve.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128