Kamioni hyn në një treg në Seul, dy viktima dhe 18 të lënduar

13 Nëntor 2025, 10:40 / BOTA ALFA PRESS

Kamioni hyn në një treg në Seul, dy viktima dhe 18 të

Dy gra rreth të 70-ave vdiqën dhe 18 persona u plagosën kur një kamion u përplas në një treg në Bucheon, pranë Seulit, raportoi sot agjencia e lajmeve Yonhap.

Park Geum-cheon, një zyrtar nga stacioni i zjarrfikësve të Bucheon, tha se ‘’kamioni u përplas me njerëzit në rrugën drejt tregut të Jeilit’’.

“Shoferi pretendon se makina mori superxhiro dhe se veprimi i tij ishte i paqëllimshëm, por është e vështirë të verifikohet bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë të automjetit në lëvizje”, tha Park duke shtuar se ‘’automjeti u kthye mbrapsht për 28 metra përpara se të lëvizte 150 metra përpara’’.

Shoferi, rreth të 60-ave, thuhet se nuk ishte nën ndikimin e alkoolit.

‘’Ai u mor në paraburgim nga policia në vendngjarje’’, raportoi Yonhap.

 

Po ndodh...

ide