Izraeli vret kreun e ri të Hamasit, terror në Gaza për Kurban Bajram

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e degës ushtarake të Hamasit, Muhamed Odeh, në një sulm në Gaza, të martën, disa ditë pasi edhe paraardhësi i tij humbi jetën në një sulm të ngjashëm.
Të paktën 3 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në valën e bombardimeve intensive, që shënjestruan një godinë rezidenciale në qendër të qytetit të Gazës, në një zonë të mbushur me qytetarë që bënin blerjet për festën e Kurban Bajramit.
IDF dhe shërbimet sekrete izraelite thanë se godina që shërbente si strehë për Odehin ishte qëlluar pas gjurmimit të lëvizjeve të tij për disa muaj. Sipas zyrës së Netanjahut, Odeh ishte një prej arkitektëve të masakrës së 7 tetorit. Pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor, Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh vdekjeprurëse në Gaza.
Paralelisht, Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm edhe fushatën e bombardimeve kundër Hezbollahut në Liban, ku të paktën 31 persona mbetën të vrarë në sulmet e fundit, përfshirë fëmijë.
Ushtria izraelite thotë se ka goditur më shumë se 10 site infrastrukturore të Hezbollahut dhe terroristë në valën më të fortë të bombardimeve që prej shpalljes së armëpushimit në mesin e muajit prill.
Përshkallëzimi i aksionit ushtarak erdhi pasi Netanjahu tha se kishte udhëzuar ushtrinë të shtypte pedalin edhe më fort në goditjen e Hezbollahut.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128