Izraeli dhe Libani intesifikojnë sulmet, Marco Rubio ndërhyn për të vendosur armëpushim: Të ndalojë Hezbollahu i pari

1 Qershor 2026, 08:34 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli dhe Libani intesifikojnë sulmet, Marco Rubio ndërhyn për

Zyrtarë të lartë izraelitë u kanë kërkuar autoritetetve amerikane që të lejojnë  IDF- në të intensifikojë sulmet e saj në Bejrut, teksa nga ana tjetër Libani u është përgjigjur ashpër sulmeve të tyre.

Për të ulur tensionet mes palëve Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio ka komunikuar me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara propozuan që, si hap i parë, Hezbollahu të ndërpresë të gjitha sulmet kundër Izraelit dhe, në këmbim, Izraeli të përmbahet nga përshkallëzimi i armiqësive në Bejrut, raportojnë mediat izraelite.

Ndër të tjera thuhët se Aoun u përpoq ta çonte përpara këtë propozim, por Kryetari i Parlamentit libanez Nabih Berri kërkoi që Izraeli të ndalonte sulmet i pari.

 

Po ndodh...

ide