Sulmi i SHBA-së ndaj anijes kolumbiane, Presidenti i Gustavo Petro thotë se kishte qytetarë në ekuipazh

9 Tetor 2025, 20:22 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi i SHBA-së ndaj anijes kolumbiane, Presidenti i Gustavo Petro

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, ka thënë se një anije e bombarduar së fundmi nga SHBA, kishte në ekuipazh qytetarë kolumbianë brenda, para se të sulmohej.

Nuk janë dhënë ende prova ose detaje rreth  kush ka qenë në bord dhe ky sulm është dënuar nga shumë shtete.

Kjo akuzë e presidentit është quajtur “e pabazë” nga Shtëpia e Bardhë.

SHBA-të kanë goditur të paktën katër anije në Karaibe në javët e fundit, duke vrarë 21 persona.

Qeveria amerikane ka thënë se sulmet në ujërat ndërkombëtare kishin në shënjestër “trafikantët e drogës”.

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një masë të  mërkurën , që do ta kishte ndaluar Donald Trump, të përdorë forcën ushtarake kundër anijeve.

Petro iu përgjigj një postimi në X nga senatori amerikan Adam Schiff, një demokrat, i cili tha se do të votonte për të bllokuar sulmet kundër anijeve në Karaibe, ndërsa disa ligjvënës u përpoqën të sfidonin përdorimin e forcave të armatosura në Kongres.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë  ka thënë se po pret me padurim që presidenti Gustavo Petro, të tërheqë publikisht deklaratën e tij të pabazuar.

 

Po ndodh...

ide