"Grua e bukur" Komentet e Trump bëjnë Melonin të "skuqet": Po ta thoja në Amerikë, do ishte fundi i karrierës time

Një skenë e papritur u zhvillua në samitin e Gazës në Sharm el-Sheikh kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, personalisht e komplimentoi Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke shkaktuar momente sikleti, por edhe buzëqeshje në audiencë.
“Kemi një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës tënde nëse e bën, por do të rrezikoj: ajo është një grua e re dhe e bukur. Ajo donte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali, ajo është një politikane shumë e suksesshme. A të bezdis nëse të them se je e bukur? Sepse vërtet je”, vijoi presidenti.
Kryeministrja italiane u habit, u përgjigj me një buzëqeshje dhe tundi kokën “jo” për të treguar se nuk shqetësohej dhe thjesht tha “faleminderit”, duke marrë duartrokitje nga audienca.
“Në Itali ajo është një politikane e suksesshme”, tha presidenti amerikan.
Duke vazhduar, Trump falënderoi Melonin për praninë e saj në samit: “E vlerësojmë. Ajo donte të ishte këtu dhe është e pabesueshme. Ajo është shumë e respektuar në Itali. Ajo është një politikane e suksesshme.”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


