Fitorja e Donald Trump, vajza transgjinore e Elon Musk njofton largimin nga SHBA: S’mund të qëndroj më aty

7 Nëntor 2024, 23:24 / BOTA ALFA PRESS

Fitorja e Donald Trump, vajza transgjinore e Elon Musk njofton largimin nga

Vajza e Elon Musk, Vivian Wilson, e cila prej disa muajsh është në konflikt me këtë të fundit, mbështetësi më i zjarrtë i Trump po planifikon të largohet nga SHBA pas fitores së tij si president.

 Vivian është shprehur se “nuk mund ta shohë” veten duke jetuar në vend me Donald Trump përsëri në detyrë.

“Kam menduar për këtë për një kohë,” shkroi ajo në rrjetet sociale.

“Edhe nëse (Trump) është në detyrë vetëm për katër vjet, edhe nëse rregulloret anti-trans me magji nuk ndodhin, njerëzit që votuan me dëshirë për të nuk do të shkojnë askund së shpejti,” shtoi Vivian.

Vivian është një nga 12 fëmijët e manjatit. Në vitin 2022 vajza paraqiti një kërkesë në një gjykatë në Kaliforni për të ndryshuar emrin dhe gjininë e saj. Vivian kishte kërkuar gjithashtu të merrte mbiemrin e nënës së saj për të ndërprerë çdo lidhje me të atin.

Musk ka sulmuar publikisht vajzën e tij, të cilën e quajti ‘komuniste’ që beson se ‘kushdo që është i pasur është i keq’.

Miliarderi, i cili madje tha se “djali i tij vdiq” nga “virusi i zgjimit”, duke pretenduar se ishte mashtruar për të pranuar procedurat për ndryshimin e gjinisë.

“Unë në thelb u mashtrova të firmosja letra për një nga djemtë e mi, Xavier,” tha ai, duke iu referuar asaj me emrin e saj të mëparshëm.

Siç ka pohuar Musk, ngjarja ka qenë para se të merrte vesh se çfarë po ndodhte dhe kishte një pandemi, ndaj sipas tij u hutua, ndërsa i thanë se fëmija mund të vriste veten, shkruan Daily Mail