Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama! Ish-presidenti uron gruan e tij për ditëlindje

17 Janar 2025, 23:40 / BOTA ALFA PRESS

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama!

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për divorc mes tyre.

Pas një dite spekulimesh intensive, se ish-presidenti amerikan nuk i uroi gruas së tij ditëlindjen, Barack Obama ka publikuar në rrjetet sociale një foto krah gruas së tij, duke e cilësuar “dashurinë e jetës së tij”.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir dhe dukeni bukur duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që mund të përballoj aventurat e jetës me ju. Të dua!” shkroi ai në “X”.

 
 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

 

Vetë Michelle ka ripostuar foton e tyre, duke shkruajtur: “Të dua zemër”.

Fotoja e Barack dhe Michelle Obamës vjen në një kohë kur thashethemet për ndarjen e çiftit po “shpërthenin” gjithnjë e më shumë në disa media amerikane, të cilat po flasin për një lidhje dashurie mes ish-presidentit amerikan dhe Jennifer Aniston, ku kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.