Athina kthehet në “ferr”! Flakët shkrumbojnë një lagje, disa banorë përfundojnë në spital
Athina vijon “luftën” me flakët, teksa vetëm në pak orë janë djegur 10.000 hektarë pyje.
Nga mediat vendase raportohet se në lagjen “Vrilisa” janë djegur shumë banesa dhe disa banorë u dërguan në spital me djegie të lehta dhe probleme me frymëmarrjen. Flakëve nuk u shpëtuan dot as makinat e zjarrfikësve.
Kryeministri dhe kreu i opozitës ndërprenë pushimet për të qenë pranë të prekurve nga zjarri.
Ndihma në përballjen e zjarreve po japin edhe Forcat e Armatosura të ushtrisë greke duke siguruar personel dhe mjete dhe duke i aktivizuar kudo që u kërkohet, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile
Në total, Forcat e Armatosura kanë ndarë për vëzhgim 422 efektivë dhe 211 mjete që kryejnë patrulla të cilat kalojnë nëpër zona malore në të gjithë territorin grek. Autoritetet greke janë në alarm të kuq për zjarre në më shumë se gjysmën e vendit të paktën deri të enjten pasi edhe temperaturat që parashikohen të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128