
Armëpushimi i mundshëm në Rripin e Gazës, Hamasi thirrje SHBA-së: Ushtroni presion mbi Izraelin

13 Qershor 2024, 09:55 / BOTA
Lëvizja islamike palestineze Hamas i kërkoi qeverisë amerikane në një deklaratë herët sot të ushtrojë “presion” mbi Izraelin për të përfunduar një marrëveshje të përhershme armëpushimi në Rripin e Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken “vazhdon të flasë se Izraeli është pajtuar me fjalinë e fundit (shpalljen e armëpushimit), por ne nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar izraelit të komentojë për këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Hamasit.
“Në këtë kontekst, ne i bëjmë thirrje Blinken dhe administratës së Presidentit të SHBA Joe Biden që të bëjnë presion drejtpërdrejt” mbi Izraelin, shtoi lëvizja.
Kujtojmë se lufta e përgjakshme në Rripin e Gazës ka nisur pasi Hamasi sulmoi më 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael.

Tokë e xanun? Po por nga Edi!
Nga Sidi Hasanaj
ide

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik
Nga Lufti Dervishi

Ramështeti dhe Opozitëpengu!
Nga Neritan Vladi

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128