Zjarri në Komisariatin e Shijakut, policia: Ja çfarë dyshohet se i shkaktoi flakët

5 Tetor 2024, 19:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në Komisariatin e Shijakut, policia: Ja çfarë dyshohet

Policia ka reaguar në lidhje me përfshirjen nga flakët të Komisariatit të Shijakut, teksa bën me dije se zjarri ka rënë në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit.

Policia thekson në njoftimin e sa se nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se AMP po heton ngjarjen.

Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.

 

Po ndodh...