
Zjarr në katin e dytë të një pallati në Fier, shkrumbohet një banesë

20 Korrik 2024, 23:37 / AKTUALITET
Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati në lagjen “11 janari” në Fier, duke shkrumbuar një banesë.
Operacioni për shuarjen e zjarrit ka qënë i vështirë pasi pallati nuk ka hapësira për ndërhyrje të tilla. Forcave zjarrfikëse u është dashur të ngjiten nga pjesa e jashtme e pallatit për ta arritur në vatren e zjarrit. Në këtë mënyrë ata arritën të neutralizojnë zjarrin duke shmangur përhapjen e tij në pjesën tjetër të pallatit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit, por dyshimet janë se ka ardhur nga një defekt në pajisjet e gatimit.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128