Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Zbulohet data kur kandidatët do prezantojnë platformat

8 Nëntor 2025, 09:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Zbulohet data kur kandidatët do

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar datën 4 dhjetor që katër kandidatët prokurorë që garojnë për postin e Kryetarit të ri të SPAK, të shpalosin platformën e tyre dhe të japin intervistën përballë anëtarëve të KLP-së.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se kanidatët Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, duhet të parqiten në orën 10:00 ditën e Enjte të datës 4 Dhjetor në ambjentet e KLP-së për të prezantuar vetveten dhe shpalosur strategjinë e tyre në drejtimin 3 vjeçar të SPAK.

Ndryshe nga herët e tjera si me rastin e përzgjedhjes së Arben Krajës dhe Altin Dumanit, ku faza e intervistimit dhe shpalosjes së platformave drejtuese është bërë në të njëjtën ditë dhe me votimin e zgjedhjes së drejtuesit, këtë herë KLP-ja ka zgjedhur ë këtë proces ta bëjë dy javë para datës 18 dhjetor, që është dhe data finale e mbarimit të mandatit të Altin Dumani.

Pak kohë më parë KLP kualifikoi si të vlefshme të gjitha kandidaturat garuese dhe se tashmë gjatë muajit Nëntor, do kryhen verifikime në pastërtinë e figurës dhe integritetit profesional, organizativ dhe përshtatshmërisë së tyre./Syri.net

Po ndodh...

ide