
Zbardhet plagosja me thikë e këngëtarit shkodran, autori disa herë i dehur në lokalin e tij

Këngëtari shkodran, Ademir Fresku është plagosur me thikë paraditen e kesaj të marte (14 janar).
Ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit në një supermarket, ndërsa mësohet se autori eshte Gjergj Dardha, një tregtar i fruta perimeve, me te cilin janë konfliktuar.
Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbehet më dukë e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij.
Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30 vjeçarin.
Fresku është edhe pronar i një lokali, afër vendit ku Dardha tregtonte fruta perime.
Njoftimi:
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128