Nga Endri Shabani tek Saimir Vishaj/ Zbardhet lista me 23 kandidatët për Avokat Populli!

3 Nëntor 2025, 17:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga Endri Shabani tek Saimir Vishaj/ Zbardhet lista me 23 kandidatët

Është zbardhur lista me 23 kandidatët që kanë aplikuar për postin e ri të Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Mes emrave të njohur që kanë hyrë në garë spikasin Endrit Shabani, drejtues i nismës “Nisma Thurje”, Jola Hysaj dhe Adriana Kalaja, të dyja kandidate për deputetet nën siglën Partisë Demokratike më 11 maj.

Po ashtu, në listë është edhe Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata e cila përfaqësoi Sali Berishën në seancën e 26 tetorit 2023, ku u konfirmuan masat e para “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj tij nga SPAK.

Në garë janë edhe juristë të tjerë, si Besim Ndregjoni, Gerti Shella, Saimir Vishaj, Anton Kosteri, e të tjerë si edhe gazetarja  Aranita Brahaj.

Më poshtë kandidatet deri më tani për Avokat të Popullit:

Adriana Kalaja
Aranita Brahaj
Anton Kosteri
Anton Lleshaj
Besim Ndregjoni
Dardan Mustafaj
Endri Papajorgji
Endrit Shabani
Fatjona Male
Genta Tafa
Gerti Shella
Ismail Tafani
Jola Hysaj
Juliana Hoxha
Laureta Roshi
Lulzim Hamitaj
Myrteza Myftari
Saimir Vishaj
Shkëlqim Sulo
Suela Koçibellinj
Tartar Bazaj
Valentina Teodoresku
Skënder Haluci

 

Po ndodh...

ide