Vrau me thikë Martin Canin, avokatët e 14-vjeçarit përgatisin mbrojtjen në Apel: Është i vogël, u vetëmbrojt

5 Dhjetor 2024, 12:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau me thikë Martin Canin, avokatët e 14-vjeçarit

Avokatët e Mario Përlleshit ka ankimuar vendimin qe e la në burg si autor të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Sipas argumenteve të mbrojtjes duhet të merret në konsideratë mosha e mitur e po ashtu edhe ngjarja e ndodhur, pasi sipas avokatit ka vepruar për vetëmbrojtje.

Këto argumente do të përdoren në Gjykatën e Apelit, e cila është në pritje të përcaktimit të trupës gjyqësore.

Ndërkohë të shtunën për rreth 8 orë autori i dyshuar, Mario Përlleshi, është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës.

Prezent kanë qënë edhe babai i tij, avokati dhe psikologu.

Në seancën e marrjes në pyetje ai ka shpjeguar dinamikën e sherrit e po ashtu mënyrën se si ka vepruar para, gjatë dhe pas krimit. Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Kavajës në masën e arrestit në burg.

Po ndodh...