Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe e shqiptarit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

Është arrestuar autori i dytë i dyshuar i vrasjes së dyfishtë që ndodhi më 5 tetor në një kamping në Foinikounta të Greqisë.
Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, mik i të riut tjetër që ishte dorëzuar më herët në Drejtorinë e Policisë së Atikës (GADA), duke pranuar se ishte pasagjer në motorin që përdori autori për të ikur nga vendi i krimit.
Sipas autoriteteve, i dyshuari u arrestua nga policia në banesën e tij në Kallithea.
Më herët gjatë mëngjesit të së martës, në polici ishte paraqitur me avokatin e tij edhe 22-vjeçari tjetër, i cili ndodhej në motor bashkë me autorin ditën e vrasjes.
Ai ka treguar para hetuesve se gjatë verës së vitit 2022 ishte ngacmuar seksualisht nga 68-vjeçari, pronari i kampingut, me të cilin ishte njohur gjatë një vizite në atë vend.
Avokati i të riut, Haralambos Lykudis, deklaroi për mediat se nuk ekzistonin motive ekonomike apo ndonjë trashëgimi si arsye e krimit.
Ai sqaroi se qëllimi i dy të rinjve që udhëtonin me motor ishte të frikësonin pronarin dhe t’i merrnin para përmes shantazhit, por vrasja ndodhi “si pasojë e papritur e situatës”.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
