Vdekja tragjike e të riut në anijen panameze në Portin e Durrësit, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri

Një 24-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Në lidhje me ngjarjen tragjike, Policia e Durrësit ka arrestuar kapitenin dhe inxhinierin e anijes.
Në pranga ranë përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
