"U qëllua me plumb në kokë nga distanca"/ Lala për ekzekutimin e biznesmenit: Qitës profesionist nga dhoma e hotelit...
Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për atentatin në Tiranë ndaj biznesmenit Eduard Reçi, i cili u qëllua me plumb në kokë pranë pallatit ku banonte.
Lala tha se ekzekutimi i biznesmenit dyshohet se është bërë nga një qitës profesionist, pasi është goditur nga distanca.
"Është ngjarje e çuditshme. Kamerat nuk kapnin asnjë moment, Eduard Reçi, 52 vjecar u plagos dhe sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. U qëllua me plumb në kokë. Mekanizmi është i cuditshëm. Ai ka qenë në sheshpishimin e pallatit ku banonte po fliste në telefon me një person që do ti conte mjetin për ta rregulluar. Ka dyshime se u qëllua nga dhoma e një hoteli që kishte fushëpamje mbi këtë sheshqëndrim.
Mendohet të jetë 25-30 metra distanca. Është bërë kontroll i hotelit dhe pallateve të larta aty në zonë. Nuk janë gjetur gjurmë të autorëve. Eduard Reci, kohët e fundit nuk kishte patur problematikë. Ka punuar dikur në SHISH, është tërhequr nga ajo punë. Bëhet fjale për 25 vite më parë.
Ishte future më pas në tokën ku ka ndërtuar pallatin me kompaninë e tij, kishte legalizuar. Bashkëshortja punon në një nga përfaqësitë diplomatike, është pedagoge e gjuhëve të huaja. Kanë dy fëmijë. Familja ka pretenduar se nuk ka konflikt dhe nuk është ruajtur në asnjë rast.
Disa kohë më parë ka bërë kallëzim penal për rast vetëgjyqësie, për një person që pranë pallatit të tij ka një pronë. Kjo cështje është pushuar më parë.
Për motivin, prokuroria dhe policia kam përshtypjen se janë shumë larg. Gjatë të gjithë javës, përpara lokalit, janë hedhur fishekzjarre dhe kapsolla. Në momentin që është qëlluar, qytetarët kanë menduar se po vijonte I njëjti ritual si ditët e tjera. Për këtë arsye nuk është menduar si vrasje në momentin e parë. Kur e kanë parë në tokë e kanë kuptuar. Kamerat shfaqin momentin kur ai bie pa ndjenja, por nuk shfaqin autorin e dyshuar askund. Janë marrë kamerat dhe po shihen me kujdes hyrjet dhe daljet për të parë se kush mund të ketë qenë.
Ndërkohë hetuesit do të kthehen edhe në vitet 97-98, nëse ka patur problematike në qytetin e lindjes.
Ajo që u mendua si ngjarje e thjeshtë, nga mënyra si është kryer hetuesit besojnë se ka patur një përgatitje. Dyshohet për qitës profesionist, që ka bërë gjujtje në distancë.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128