Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset 33-vjeçari

3 Nëntor 2025, 17:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve për mediat, i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje ndërsa vetë i riu nuk ka dhënë detaje për policinë dhe fatmirësisht sipas bluzave të bardha 33-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

 

Po ndodh...

ide