Shpërthimi me tritol në banesën e Giovanna Nikollit, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari që u plagos aksidentalisht

4 Tetor 2024, 07:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi me tritol në banesën e Giovanna Nikollit, ndërron

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos aksidentalisht pas një shpërthimi me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan motrat Nikolli.

Giovanna Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut ku në banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Aldën, në një pallat në Elbasan.

Por, i plagosur rëndë mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm. Ai po luftonte me vdekjen në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë, oor nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën më shumë se dy muaj pas shpërthimit.

Shënjetra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë.