Sherr mes shqiptarëve në qendër të Athinës, plagoset rëndë njëri prej tyre
3 Dhjetor 2024, 20:12 / AKTUALITET
Dy shqiptarë janë përleshur mbrëmjen e kësaj të marte me njëri-tjetrin në vendin e quajtur Platia Vathi në qendër të Athinës në Greqi.
Mësohet se ata fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, dyshohet për shkak të një pazari të prishrur dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje të dhunshme mes tyre.
Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre, 55 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Autoritetet vendase kanë arrestuar autorin 35-vjeçar, i cili do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin helen pasditen e së martës.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128