Safet Gjici i sëmurë? Ja 11 pyetjet që duhet tu përgjigjen ekspertët e mjekësisë-ligjore për ish-kryebashkiakun
Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit, ka kërkuar lirimin nga burgu, për shkak të gjendjes shëndetësore.
Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.
Në anën tjetër tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që gjatë seancës për ish-kryebashkiakun Gjici, kanë bërë betimin para Gjykatëses së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, duhet të japin përgjigje për 11 pyetjet që i është drejtuar gjykata.
Në një njoftim zyrtar të Gjykatës, thuhet se ekspertëve Mjekoligjorë nga Gjykata janë caktuar detyrat:
1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?
2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?
3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila është shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qenë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?
4. A ka shkaktuar diabeti insuficencë të organeve jetësore?
5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila është diagnoza?
6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?
7. A vuan nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?
8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtë trajtim?
9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjendja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?
10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?
11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?
Gjykata autorizoi ekspertët të njihen me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësore.
-
Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, tre të plagosur
14 Nëntor, 16:50 -
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128