Rrëmbyen dhe dhunuan 27-vjeçarin për 5 mijë euro! Arrestohen 3 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen se kanë rrëmbyer dhe dhunuar një 27-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume prej 5000 eurosh.
Të arrestuarit janë shtetasit Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pesë personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të detyruar 27-vjeçarin t’u jepte para.
Ata e kanë mbajtur pa liri për disa orë në një apartament dhe e kanë dhunuar fizikisht, derisa ai u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh. Më pas, e kanë kanosur përsëri për t’u dhënë edhe një shumë tjetër.
Në vijim të operacionit, policia njofton se u krye kontroll në banesën e shtetasit Agustin Kimza, 60 vjeç, (babai i shtetasit Lusjan Kimza), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar operacionin e koduar “Kufizimi”, pas një rasti rrëmbimi dhe dhune ndaj një 27-vjeçari.
Sipas policisë, viktima u mbajt e dhunuar për disa orë në një apartament, me qëllim që të jepte 5,000 euro. Si rezultat i hetimeve, janë identifikuar pesë persona të dyshuar. Dy prej tyre, L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, janë arrestuar, ndërsa tre të tjerët, K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe, janë shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit, u arrestua edhe babai i njërit prej të arrestuarve, shtetasi A. K., 60 vjeç, në banesën e të cilit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Përveç armës, u sekuestruan 5,000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.
Policia njofton se hetimet e kryera me metoda proaktive tregojnë se të pesë personat kanë bashkëpunuar për t’i marrë paratë viktimës, duke e kanosur dhe dhunuar fizikisht atë.
“Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme,” – thuhet në njoftimin e DVP Tiranë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
